Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ U denoncua i zhdukur, gjendet i mbytur 46-vjeçari që po punonte tokën

EMRI/ U denoncua i zhdukur, gjendet i mbytur 46-vjeçari që po punonte tokën

20:12, 26/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku në mënyrë aksidentale ka humbur jetën 46-vjeçari Blerim Preçi.

Në denoncimin e familjarëve të tij, të bërë 5 ditë më parë në polici, thuhej se Preçi ka qenë duke punuar në një tokë buzë lumit Shkumbin dhe dyshimet ishin se ai mund jetë marrë nga uji i lumit.

Trupi i pajetë i 46-vjeçarit është gjetur pasditen e sotme.

‘Mëngjesin e djeshëm, shtetasi P. P. ka njoftuar sallën operative, se vëllai i tij, shtetasi B. P., 46 vjeç, gjatë mbrëmjes së datës 20.06.2023, kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke, buzë lumit Shkumbin, dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Gjithashtu, familjarët e shtetasit B. P. kanë  deklaruar se dyshojnë se 46-vjeçarin mund ta ketë marrë aksidentalisht rrjedha e ujit, gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit, për t’u kthyer në banesë’, thuhej në një njoftim të mëhershëm të policisë së Elbasanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco