Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Nga parcelat me kanabis te grupet e kokainës, policia finalizon operacione anti-drogë në gjithë vendin

Nga parcelat me kanabis te grupet e kokainës, policia finalizon operacione anti-drogë në gjithë vendin

22:19, 25/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka arritur që të finalizojë 7 operacione antidrogë në gjithë vendin duke goditur kultivimin e mijëra bimëve narkotike dhe shpërndarjen e kokainës në kryqytet.

Sipas policisë në Shkodër, në Malësi të Madhe dhe në Fushë Arrëz, si rezultat i fazës së gjashtë të operacionit “Alpe të pastra”, u asgjësuan 4999 bimë narkotike cannabis sativa, u vu në pranga njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë.

Po ashtu në Shkodër, si rezultat i fazës së dytë të operacionit “Postriba”, u asgjësuan 1300 bimë narkotike cannabis sativa të mbjella në banesën e një 54-vjeçari. Bimët narkotike i mbronin me dy armë zjarri, 54-vjeçari dhe nipi i tij, të cilët u neutralizuan nga Policia dhe u vunë në pranga. 2 armët e zjarrit u sekuestruan si provë materiale.

Nga ana tjetër, në Mirditë, si rezultat i fazës së 18-të të operacionit “Imazhi”, u asgjësuan 1664 fidanë narkotikë cannabis sativa dhe u vunë në pranga 2 bashkautorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në Krujë, si rezultat i fazës së 19-të të operacionit “Territor i pastër”, u asgjësuan 362 bimë narkotike cannabis sativa.

Në Dibër, si rezultat i fazës së tretë të operacionit “Kreshta të pastra”, u asgjësuan 233 bimë narkotike cannabis sativa dhe u vu në pranga një shtetas që u kap në flagrancë duke ujitur këto bimë.

Në Tiranë, operacioni “Rapid Dispatch” goditi një grup kriminal, të përbërë nga 4 shtetas që shitnin doza kokaine në zonën e Ish-bllokut. 2 shtetas u arrestuan dhe 2 shtetas u shpallën në kërkim. Kokainë, para, automjete dhe celularë u sekuestruan si provë materiale.

Në Durrës, si rezultat i operacionit “Qindra”, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas që shitnin doza të lëndës narkotike kokainë, në lokalet e natës, në zonën e plazhit. Një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza të gatshme për shitje, një automjet, një peshore elektronike dhe 4 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në Tiranë u vunë në pranga 2 shtetas që shitnin në doza, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco