Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

U përmbys me zetor duke punuar tokën, vdes në vend 20 vjeçari në Peqin

U përmbys me zetor duke punuar tokën, vdes në vend 20 vjeçari në Peqin

12:12, 23/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshmë në fshatin Çengelaj, Peqin, u shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur.

Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi/ DVP Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar motoçikletën, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtmi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 20 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 9 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kapën dhe ndaluan shtetasin D. K., 39 vjeç, banues në Elbasan. Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", sepse më datë 14.06.2023, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, me qëllime përfitimi, pa leje nga organet kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi gjendje të lirë për shtetasin B. T., 53 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse nga organet kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve A. B., 30 vjeç, Sh. B., 57 vjeç dhe F. H., 44 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, pasi ka kallëzuar punonjësi i ADZM-së, se këta shtetas, më datë 19.06.2023, kanë prerë 33 dru ahu, në pyllin e quajtur "Gavatec", Rrajcë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

---

Ditën e djeshme, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar për mjekim, nga familjarët e saj, një shtetas 15 vjeç. Nga deklarimet e familjarëve dhe nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 15-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike pasi ka prekur autokombajnën me të cilën punonte babai i saj. 

---

Peqin/Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco