Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

10:59, 23/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan.

Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it, raporton Syri.net Kosova

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 qershor 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuarë që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco