Lajmi i fundit

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

FOTO/ Vdekja tragjike e Feratit në fushë nga energjia elektrike dhe bllokimi në ambulancë

FOTO/ Vdekja tragjike e Feratit në fushë nga energjia elektrike dhe bllokimi në ambulancë

18:58, 21/06/2023
A+ Aa A-

Ky është 35-vjeçari Arbër Ferati i cili humbi jetën tragjikisht dy ditë më parë në Orikum pasi e zuri korrenti. 

Arbri, baba i një fëmije të mitur, ishte duke punuar tokat me grurë kur kablli ka prekur autokombajnën.  Sipas të dhënave tensioni i lartë i energjisë elektrike ka prekur automjetin e për pasojë, 35-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike duke i shkaktuar edhe vdekjen. 

Ndërkohë familjarët e tij, ditën kur ndodhi edhe ngjarja janë konfliktuar me bluzat e bardha dhe me Policinë në spitalin e Vlorës ku ai u dërgua, pasi i riu mbeti i bllokuar, se nuk hapej dera e autoambulancës, për shkak të amortizimit të kësaj të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco