FNSH dhe 'Shqiponja' në terren/ Digjen mijëra bimë kanabis në veri, 8 në kërkim

FNSH dhe 'Shqiponja' në terren/ Digjen mijëra bimë kanabis në veri, 8 në kërkim

11:53, 17/06/2023
A+ Aa A-

210 forca policore janë përfshirë në një operacion antidrogë të shtrirë në veri të Shqipërisë.

Efektivë nga “Shqiponja” dhe FNSH-ja kanë monitoruar situatën në në Krujë, Kurbin, Mirditë, Vau i Dejës dhe në Shosh, Shkodër sa i takon kultivimit të bimëve narkotike.

1600 fidanë dhe 1495 bimë kanabis janë asgjësuar gjatë operacionit, në të cilin u përdorën dhe 12 dronë për të kontrolluar zonat e thella malore dhe ato me terren të vështirë.

8 persona janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë në bashkëpunim me Prokuroritë respektive vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e autorësisë së këtyre rasteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco