Tentuan të vidhni disa pajise elektronike në një shkollë, arrestohen tre të rinj në Kukës

Tentuan të vidhni disa pajise elektronike në një shkollë, arrestohen tre të rinj në Kukës

18:15, 16/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Kukësit ka arrestuar tre të rinj të cilët tentuan të vidhnin disa pajisjeve elektronike. Në pranga kanë ranë shtetasit A. I., 20 vjeç, M. B., 18 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Kukës.

Të rinjtë u kapën në flagrancë, pasi kishin thyer gjatë natës, derën e një shkolle 9-vjeçare, në Kukës, me qëllim vjedhjen e disa pajisjeve elektronike.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, këta shtetas nuk kanë mundur ta kryejnë vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco