Gjendet i vdekur në kanal një 25-vjeçar në Mat

Gjendet i vdekur në kanal një 25-vjeçar në Mat

15:07, 16/06/2023
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar nga Mati është gjetur i pajetë në një kanal vaditës. Ai humbi kontaktet me familjen mbrëmjen e djeshme pasi kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha.

Nga këqyrja paraprake nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës.

Paraprakisht dyshohet se i riu ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës dhe më pas ka humbur jetën. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco