SYRI TV/ Stuhia në Korçë shkatërron të mbjellat, 50 ha grurë i shtrirë për tokë nga breshëri

14:14, 15/06/2023
A+ Aa A-

Mbi 50 hektarë tokë të mbjella me grurë, janë dëmtuar nga stuhia e të mërkurës në Korçë. Fermerët thonë se dëmet janë të pallogaritshme, ku mes tyre ka bujq që u janë dëmtuar deri në 7 hektarë sipërfaqe me grurë. Në terren kanë zbritur vlerësuesit e dëmeve nga Drejtoria e Bujqësisë, por fermerët nuk kanë besim se do të dëmshpërblehen.

SYRI TV

Pamjet nuk lënë shumë vend për koment…

Mundi dhe investimi i fermerëve të fshatit Turan në Korçë, por edhe në zona të tjera të juglindjes, është shkatërruar brenda pak orëve për shkak të stuhisë që ndodhi një ditë më parë. Për fermerët, dëmet kapin shifra të larta.

Deri tani, vetëm në fshatin Turan, llogariten mbi 50 hektarë tokë të mbjella me grurë, të cilat janë dëmtuar, por sipas fermerëve, edhe kultura të tjera bujqësore, janë dëmtuar.

Ndonëse sipas fermerëve, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë ka kryer inspektim të dëmeve, shpresa për dëmshpërblim mbeet e ulët, për shkak se situata të ngjashme kanë ndodhur dhe në sezonet e tjera, por fermerët nuk janë subvencionuar.

Gaz. S.Xhomaqi. Op.S.Çallëku. Red.J.Hoxhaj. Mont. O.Pajo

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco