Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Mediat e Beogradit mburren me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës: Tentuan të pushtonin territorin e Serbisë

Mediat e Beogradit mburren me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës: Tentuan të pushtonin territorin e Serbisë

15:52, 14/06/2023
A+ Aa A-

Mediat serbe kanë reaguar lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe “Kobra”.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, mediat në një artikull të publikuar së fundmi mburren teksa shkruajnë se policia serbe ka arrestuar tre persona, të cilët i konsiderojnë terroristë të Kurtit.

Tre zyrtarët kufitarë patrullues, në momentin që janë rrëmbyer kanë qenë në territorin e Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit.

“Novosti” më tej shkruan: ‘Tre personat janë arrestuar me armë automatike dhe me pajisje ushtarake. Veprimi i shpejtë dhe efikas i policisë serbe parandaloi me sukses tentativën e policisë së Kosovës të pushtojnë territorin e Serbisë qendrore për të kryer një aksion i cili sipas të gjitha parametrave është akt terrorist me qëllim të destabilizimit dhe përshkallëzimit të konfliktit të drejtuar kundër Republikës së Serbisë. Policia do të vazhdojë punën e mëtutjeshme në bashkëpunim me prokurorinë kompetente.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco