Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

VIDEO-SYRI TV/ SPAK kërkon 12 vite për Klodian Zoton dhe 7 vite për Bllakon

17:04, 12/06/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, 7 për ish-sekretarin e përgjithshëm Alqi Bllako, dhe 12 për biznesmenin Klodian Zoto të cilit iu shtuan edhe dy akuza të tjera për inceneratorin e Fierit. Në total për 15 të pandehurit e dosjes në fjalë, u kërkuan 86 vite heqje lirie. Në pretencën e saj, SPAK shmangu vendimin e gjyqtarit paraprak, duke lënë të pandryshuara akuzat fillestare për Alqi Bllakon dhe Arben Dervishajn, ç’ka detyroi gjykatën të shtynte seancën me një kërkesë për prokurorin.

Nga SYRI TV

86 vite burg në total ka kërkuar Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për 15 të pandehurit e dosjes së inceneratorit të Fierit. Përkatësisht, përfaqësuesi I organit të akuzës Dritan Prençi, kërkoi për:

PRETENCA E SPAK:

1. Klodian Zoto            12 vite burg

2. Lefter Koka              10 vite burg

3. Alqi Bllako               7 vite burg

4. Arbër Denizi            7 vite burg

5. Juri Imeraj               7 vite burg

6. Loran Dusha            8 vite burg

7. Azem Shatëri           5 vite burg

8. Arben Dervishaj      4 vite burg

9. Pëllumb Baeshi       4 vite burg

10. Sabina Cenameri  4 vite burg

11. Regan Merdani     4 vite burg

12. Gentian Zofla        4 vite burg

13. Erion Murataj       4 vite burg

14. Florian Muçaj        3 vite burg

15. Arjola Kodra          3 vite burg

Si dënim shtesë, atyre sipas prokurorisë duhet t’u hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Klodian Zotos iu shtuan nga SPAK akuzat e mashtrimit me pasoja të rënda dhe krijimit të skemave mashtruese.

Të gjithë personat e mësipërm, në rast miratimi të kërkesës së SPAK përfitojnë zbritjen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë për italianin Giuseppe Ciafaglione, Arenc Myrtezanin dhe Etleva Kondin procesi është ndarë për shkak të pranimit të kërkesës për gjykim të zakonshëm.

Për Enver Sheshin çështja është pushuar për shkak se ka ndërruar jetë, për Silvester Drizën është veçuar për shkak se ekstradimi i tij nga Italia ndodhi pasi kishte nisur procesi, ndërsa për Robert Shabanin është pushuar për shkak se është gjykuar njëherë për çështjen.

SPAK kërkoi gjithashtu konfiskimin e të gjitha pasurive të sekuestruara, përfshirë ato të Lefter Kokës e Alqi Bllakos si dhe kompanive që u përfshinë në pastrimin e parave. Pavarësisht ndryshimit të akuzave për Alqi Bllakon dhe Arben Dervishajn në seancën paraprake, prokurori i SPAK në pretencën e tij, nuk mbante parasysh vendimin e gjyqtarit paraprak, por akuzat fillestare të Prokurorisë. Prokuroria i riktheu akuzën fillestare për ‘shpërdorim detyre’ si funksionar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik, gjë e cila rëndon pozitën e tij.

Edhe për Arben Dervishin iu ndryshua akuza nga korrupsion në sektorin privat në korrupsion publik. Avokatët e dy personave në fjalë kundërshtuan, teksa jashtë sallës së gjyqit mbrojtësi ligjor i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj, evidentoi parregullsitë në proces sipas tij.

Lidhur më ketë çështje, gjykata e përbërë nga kryesuese Rudina Palloi dhe anëtar Erion Çela dhe Elsa Ulliri, i la kohë për reflektim prokurorit Dritan Prençi deri më të hënën e 19 qershorit në orën 10:00 kur zhvillohet edhe seanca e radhës. Njëherësh togat e zeza kërkuan nga avokatët përgatitjen e konkluzioneve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco