Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Ish-ministri SPAK: Drejtësi për statistikë

Ish-ministri SPAK: Drejtësi për statistikë

11:59, 12/06/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i drejtësisë dhe juristi i njohur,Ylli Manjani, ka komentuar pretencën e prokurorisë për mega-aferën e inceneratorëve.

Manjani në komentin e tij thotë se hetimi nuk është i plotë dhe përgjegjësia po ashtu.

Juristi nge disa pyetje për drejtësinë sa i përket kësaj afere.

Postimi i Manjanit:

Pra, pas pretencave në të dy gjykimet për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, publiku nuk mësoi dot:
1. Cila ishte afera e paligjshme?

2. Kush e prezantoi idenë dhe si u mor vendimi për trajtimin e mbetjeve me incenerim, menyrë më e shtrenjtë e mundshme?

3. Përse 3 inceneratorë? Kaq shumë mbetje prodhon Shqipëria? Elbasani nuk punon gjithë vitin...

4. Sa i kushtuan buxhetit 2 inceneratorët dhe sa do i kushtojë në të ardhmen?

5. Nëse kishte korrupsion sa ishte vlera e korrupsionit? Kush e pagoi vlerën, kujt dhe ku janë paratë e korrupsionit?!

6. Më në fund kush gënjeu ata që vendosën dhe zbatuar skemën me incenerim apo ata që denoncuan këtë çështje si aferë?!
Asgjë përgjigje për interesin publik nuk u dha. Vetëm show, arrestime e dënime krejt pa lidhje. Pa llogjikë e pa sens. Fjala vjen ç'krim ka bërë Arben Dervishi një inxjinier privat?!

Po Pëllumb Abeshi një nënpunës me përvojë?!

Po biznesi që u përfshi në këtë sipërmarrje, ç'krim bëri?! Pse i dhanë të bëjë një punë quhet krim?!

Po Lefteri sa lekë mori?! Ku i çoi nëse i mori?!

Po Alqi si e shpërdoroi detyrën e sa dëm i solli shtetit nga ky shpërdorim.
Etj, etj...

Drejtësia penale është pjesë e të drejtës publike dhe si e tillë, duhet ti shërbejë interesit publik dhe jo të terrorizojë publikun me dënime për statistikë.

Shkurt nuk qullosën asgjë me këtë çështje. Thjesht kontribuan në kënaqjen e "urisë popullore" për të dënuar njerëz!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco