SYRI TV/ Siguria në rrugë, Shqipëria e fundit në rajon. Faktor, krimi dhe mungesa e besimit te ligji

11:25, 12/06/2023
A+ Aa A-

Vendi ynë renditet i fundit në rajon sa i takon sigurisë për të ecur vetëm në rrugë natën dhe për këtë ndikojnë situata e krimit dhe planifikimi urban. Gjetjet janë bërë nga një studim i kryer së fundmi nga Numbeo, ku janë vënë në analizë 41 shtete. Studimi  nënvizon se mosraportimi i krimit dhe humbja e besimit në zbatimin e ligit, janë disa nga arsyet që e bëjnë sigurinë të brishtë në Shqipëri.

SYRI TV

Shqipëria renditet si vend i fundit në rajon për sa i takon sigurisë  për të ecur vetëm gjatë rrugës natës. Një studim i kryer së fundmi nga përpunimi i të dhënave të Numbeos për 41 shtete, evidentonse vendi ynë është më i pasigurti në rajon sa i takon këtij treguesi dhe si faktorë për këtë rendit krimin apo planifikimitimin urban që mund të ndikojnë në ndjenjën e sigurisë. 

Për më tepër, nënraportimi i krimeve ose humbja e besimit në zbatimin e ligjit, mund të shtrembërojë më tej lidhjen midis shkallës së krimit dhe sigurisë së perceptuar. Pesë vendet e para, për sa i përket sigurisë së perceptuar kur ecni vetëm gjatë natës, janë Kroacia, Sllovenia, Islanda, Gjeorgjia dhe Zvicra.

Kroacia ka pozicionin më të lartë, me një normë mbreslënëse sigurie, ndjekur afër nga Sllovenia. Këto vende paraqesin një ndjenjë të fortë sigurie brenda kufijve të tyre. Shqipëria renditet e 12-ta nga fundi.

Siguria në vendin tonë përceptohet më e ulët se të gjitha vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut. Ndjenja e sigurisë është komplekse dhe e ndikuar nga elementë të ndryshëm, përtej mirëqenies ekonomike.

Është e rëndësishme të theksohet, se këto rezultate ofrojnë një pamje të përgjithshme dhe mund të ndryshojnë brenda secilit vend në varësi të qyteteve, lagjeve dhe demografisë.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco