Aksident i rëndë në Itali, shqiptari përplas me makinë nënën dhe foshnjën 8-muajshe

Aksident i rëndë në Itali, shqiptari përplas me makinë nënën dhe foshnjën 8-muajshe

10:21, 12/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka përplasur më makinë një nënë 26-vjeçare dhe foshnjën e saj 8-muajshe. Për pasojë është arrestuar 46-vjeçari shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme , rreth orës 21:30, në via Roma, pjesë e zonës Alba Adriatica.

Mediat e huaja shkruajnë se 46-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar makinën tip “BMW”, dhe se prezent në kenë ka qenë dhe bashkëshorti i 26-vjeçare.

Nëna ndodhet e shtruar në spital pasi ka marrë një dëmtim në kokë, po ashtu edhe foshnja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco