Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Njoh borxhin ndaj familjes Ferracaku'/ Apeli lë në burg Milena Derajn

'Njoh borxhin ndaj familjes Ferracaku'/ Apeli lë në burg Milena Derajn

10:01, 12/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka lënë përfundimisht në burg Milena Derajn, 30- vjeçaren e akuzuar për mashtrim me pasojë të rënda. Ajo akuzohet për një mashtrim me vlerë 540 mijë Euro.

Milena Deraj paraqiti në gjykatë edhe një akt noterial, sipas të cilit ajo pranonte borxhin ndaj familjes Ferracaku.

“Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marrë nga z. Abedin Ferracaku shumën monetare prej 340,000 Euro (treqind e dyzetë mijë Euro). Këtë shumë unë ia kam marrë në premtim të zgjidhjes se një çështje gjyqësore, ku z. Abedin Ferracaku ishte i përfshirë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Unë kam kontaktuar dy avokatë të suksesshëm për mbrojtjen e z. Abedin Ferracaku. Gjatë zhvillimit të hetimeve/procesit, njëri nga avokatet është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.

Pasi është tërhequr avokati i pare, unë i kam kthyer z. Abedin Ferracaku shumen prej 140,000 Euro (njëqind e dyzet mijë Euro). Këtë shumë ia kam kthyer Abedin Ferracakut, para tre muajsh pranë 'Casa Italia', në automjetin e tij Volkswagen Polo.

Pas kësaj ngjarje janë krijuar konflikte, dhe unë kam filluar t'i paguaj fajde (interesa) z.Abedin Ferracaku në shumat 25,000 Euro/muaj (njëzet e pesë mije Euro në muaj), para të cilat i janë paguar ne Tirane.

Unë Milena Derai deklaroj se akoma i detyrohem shtetasit Abedin Ferracaku shumën prei 200,000 Euro (dyqind mijë Euro), plus interesin e fundit (muaji maj 2023), pra gjithsej shumën prej 225,000 Euro (dyqind e njëzet e pesë mijë Euro), shumë të cilën e kam deklaruar edhe një herë tjetër me Deklarate Noteriale para noter Arian Mërkuri, në prani të shtetases Elira Shyti, e cila është e besuara e z. Abedin Farracaaku, të cilin unë nuk mund ta takoj sepse është në kërkim," thuhet në deklaratën e Milena Derajt.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco