Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

U plagos me 2 plumba kallashnikovi në Kuçovë, i riu në gjendje të rëndë/ Familjarët apel për ndihmë

U plagos me 2 plumba kallashnikovi në Kuçovë, i riu në gjendje të rëndë/ Familjarët apel për ndihmë

12:10, 09/06/2023
A+ Aa A-

Donald Grymishi i cili mbeti i plagosur rëndë dy javë më parë në Kuçovë, po lufton me jetën në spital, ndërsa familjarët e i tija bëjnë apel për ndihmë pasi 24-vjeçari ka nevojë për transplant veshke.

Kujtojmë se i riu nga Tirana, mbeti i plagosur si pasojë e sherrit mes disa të rinjve mbrëmjen e 26 majit në qytetin e Kuçovës, ku u qëllua me kallashnikov në lagjen “1 Maji” në Kuçovë nga katër të rinjtë: Ledio Serdari, Albion Thoma,Vasil Prendi dhe Arben Tabaku, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Ai u transportua në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi mori ndihmë e parë mjekësore u transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi kishte humbur shumë gjak. Për shkak të gjendjes së tij kritike për jetën 24-vjeçari u transportua dy ditë më pas në një spital në Turqi dhe mësohet se po lufton me vdekjen.

Donald Grymshi mori dy plumba kallashnikovi, një në shpatull dhe një në kofshë dhe ky i fundit mësohet se i ka prekur aortën kryesore dhe veshkat. Sipas familjarëve, i riu ka humbur njërën nga këmbët, ndërkohë që ka nevojë emergjente për transplant veshke. Ka qenë babai i tij Arben Grymshi, ai që u ka bërë apel për ndihmë qytetarëve në rrjetet sociale, për të shpëtuar jetën e djalit. E ndërsa 24-vjeçari i plagosur Donald Gryshmi është duke luftuar me vdekjen në spital, asnjë prej autorëve të plagosjes së tij nuk ka rënë ende në prangat e policisë.

Burimet policore nuk kanë ende të qartë edhe shkaqet e sherrit mes të rinjve, që supozohet se mund të ketë nisur për një vajzë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco