DETAJE/ Ra nga kati i 6-të i hotelit, vdekja tragjike e turistes polake, dyshohet se…

DETAJE/ Ra nga kati i 6-të i hotelit, vdekja tragjike e turistes polake, dyshohet se…

10:53, 09/06/2023
A+ Aa A-

Një turiste 55-vjeçare polake ka humbur jetën orët e paar të ditës së sotme për shkak se ka rënë aksidentalisht nga kati i 6-të i një hoteli në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një hotel në zonën e plazhit, ku ishte duke pushuar turistja.

Burimet bëjnë me dijse se rënia ka qenë aksidentale, dhe turistja 55-vjeçare ka pasur probleme shëndetësore, konkretisht me tensionin.

Në momentin e ngjarjes po të njëjtat burime bëjnë me dije se turistja polake ka qenë në gjendje të dehur, sakaq përsa i përket kushteve të hotelit bëhet me dije se është një ndërtesë relativisht e re dhe se nuk ka pasur probleme me sigurinë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me kushtet e sigurisë në këtë hotel dhe rrethanat e ngjarjes me fund tragjik.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco