Lajmi i fundit

Protestë në Belsh, dhjetra tregtarë mësyjnë në bashki

Arrestimi i Dakos, SPAK nis hetimin për nxjerrje të sekretit hetimor, objekt funksionarët e drejtësisë dhe personeli administrativ

Arrestimi i Dakos, SPAK nis hetimin për nxjerrje të sekretit hetimor, objekt funksionarët e drejtësisë dhe personeli administrativ

16:33, 07/06/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet kryesisht për daljen e sekretit hetimor, sa i takon arrestimit të ish-kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Prej disa ditësh qarkullonte lajmi se Dako do të arrestohej, dhe në fakt ditën e djehsme ai u vendos nën pranga pas lëshimit të një urdhër-arresti nga SPAK.

SPAK njofton se ka nisur hetimet për daljen e sekreteve, ku objekt i hetimit do të jenë funksionarët e drejtësisë, personelin administrativ të organeve procedurale, si dhe çdo person tjetër që ka marrë dijeni.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve V.D etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme.

Objekt i hetimeve do të jenë veprimet e të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e veprimeve procedurale për caktimin e masave të sigurimit për procedimin penal nr.197 viti 2020, duke përfshirë funksionarët e drejtësisë, personelin administrativ të organeve procedurale, si dhe çdo person tjetër që ka marrë dijeni për veprimet procedurale për shkak të funksionit të tij, të cilët mundet të kenë zbuluar të dhënat sekrete ndaj personave të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco