Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Nata e parë në qeli e Vangjush Dakos/ Transferohet te Blloku i Sigurisë

Nata e parë në qeli e Vangjush Dakos/ Transferohet te Blloku i Sigurisë

09:42, 07/06/2023
A+ Aa A-

Mbrëmja e 6 qershorit duke u gdhirë 7 qershori ishte nata e parë në qeli për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar me urdhër të SPAK  për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste.

SYRI TV mëson se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ai është larguar nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës – ku ishte vendosur prej pasdites së djeshme- për t'u vendosur te Blloku i Sigurisë në rrugën "Mine Peza" në pritje për të dalë për masë sigurie në gjykatë. 

Vetëm katër ditë më parë, Vangjush Dako u thirr në dyert e SPAK ku u pyet rreth katër orë. Dyshohet se çështja ka të bëjë me një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti.

Episodi i dytë i referohet një kallëzimi të KLSH për blerjen e projektit “promenada bregdetare” në 2014, ku dyshohet se Dako i shkaktoi shtetit dëmin prej 180 milionë lekë të vjetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco