U njohën në rrjetet sociale, britanikja përdhunohet nga 23-vjeçari shqiptar në Rodos

U njohën në rrjetet sociale, britanikja përdhunohet nga 23-vjeçari shqiptar në Rodos

17:31, 06/06/2023
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin grek, Rodos, pasi akuzohet për dhunë dhe përdhunim nga një turiste britanike.

Sipas mediave të huaja, 20-vjeçarja ka kallëzuar në polici se ishte dhunuar dhe përdhunuar nga një 23-vjeçar shqiptar që e kishte njohur online. Gjatë pushimeve të saj në Rodos, e reja pranoi të shkonte për të notuar me 23-vjeçarin. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 20-vjeçarja ka rrëfyer se është dhunuar dhe më pas është përdhunuar në një dhomë hoteli.

Nga ana tjetër, i riu shqiptar ka mohuar akuzat, por ndërkohë ndodhet në paraburgim, duke pritur vendimin nga drejtësia greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco