SYRI TV/ I marrin tokën për pus, nuk i japin lekët, Yzeiraj i kërkon dëmshpërblim bashkisë Patos...

16:22, 04/06/2023
A+ Aa A-

Fatmir Yzeiraj nga Varibopi i Fierit jeton në kushte të vështira ekonomike dhe me bashkëshorten e sëmurë. Bashkia Patos i ka marrë 2 dynym tokë ku ndërtoi një pus uji duke i shkaktuar dëm në kulturat e mbjella. Yzeriraj pretendon se ende nuk është likuiduar, duke apeluar për ndihmë

Syri tv

po mbushet afro një vit, kur Fatmir Yzeiraj nga fshati Varibop i njësisë dministrative Cakran bashkia Fier, pretendon se Bashkia Patos ende nuk ka kryer likuidimin për siperfaqen e tokës që i ka marrë.

Sipas tij bashkia ndërtoi një pus uji për furnizimin e banorëve të kësaj  bashkie në tokën e tij, por ende nuk i ka dhënë paratë.

Sipas tij kishte një sipërfaqe toke afro 4.2 dynym qe e kishte mbjellë me grurë, dhe gjatë punës për hapjen e pusit, prodhimi ju prish, ndërsa ndërtimi i pusit kapi një sipërfaqe toke prej afro 2 dynym që kaloi në pronësi të bashkisë.

Fatmiri kish diskutuar me përfaqësues të bashkisë Patos, bile ai disponon dhe një procesverbal të dëmit që i kanë shkaktuar, por nuk ka shifër se sa i detyrohen, pasi8 vetëm I kishin thënë se do ti jepnin 1 milion lekë të vjetra për dëmin

Fatmiri thotë për Syri tv se i nevojiten këto lekë, pasi jeton në një shtëpi tejet të amortizuar , bashkëshortja i vuan nga disa sëmundje për të cilat i duhen të ardhura të mjaftueshme për të blerë ilaçet.

Por duket se problem i tij është i koklavitur pasi bashkia tani pretendon se nuk ka më detyrim pasi ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve që dikur ka qenë në varësi të bashkisë Patos, tashmë ka kaluar më varësi të UK Fier, ndrësa kjo e fundit pretendon se nuk e ka kryer kjo një marrëveshje të tillë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco