Aksion antidrogë në Krujë, zbulohet parcela me kanabis, në pranga babai, i biri në kërkim

Aksion antidrogë në Krujë, zbulohet parcela me kanabis, në pranga babai, i biri në kërkim

15:26, 01/06/2023
A+ Aa A-

Krujë/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë rrethin, për të konstatuar dhe goditur tentativat për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.

Finalizohet faza e dhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Asgjësohen 140 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një banesë, në fshatin Fushë Thumanë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshëm të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. (babë e bir), në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco