Ja si vrisnin - Rrëfimet e Henrik Hoxhajt për Ndocin, Shkozën...Dumani organizonte sulmin…

Ja si vrisnin - Rrëfimet e Henrik Hoxhajt për Ndocin, Shkozën...Dumani organizonte sulmin…

10:41, 31/05/2023
A+ Aa A-

Henrik Hoxha ka nisur ditën e djeshme të ridëshmojë për katër nga vrasjet e shumta që ata kanë kryer ndër vite. Ai ka rrëfyer si i penduar i drejtësisë për SPAK dhe tashmë do të tregojë edhe para gjykatës gjithçka di për krimet në të cilat ai ka marrë pjesë. 

Sipas Henrik Hoxhajt, Altin Ndoci, nga bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit, shihej si kërcënim nga ky i fundit, i cili pretendonte se krisja e lindur në mosmarrëveshjen e pazareve për vrasjen e Andi Zylyfit, çoi deri në kërcënime me armë mes tyre, duke mos kursyer as familjarët. Duke e parë si bashkëpunëtor të grupit të Talo Çelës, Dumani po kërkonte eliminim e të dyve. Henrik Hoxhaj rrëfen se Nuredin Dumani kishte bërë edhe veprime konkrete për ta ekzekutuar Ndocin.

"Altin Ndocin nuk e kam takuar asnjëherë, e kam njohur vetëm nga thëniet e Dumanit. Nuredini më ka treguar një foto të tij, duke më thënë se kush është. Ishte njp foto e ngjashme me të një pasaporte. Në biseda kam dëgjuar prej tij se donte ta vriste, madje e ka mbajtur disa ditë në vëzhgim gjatë kohës së pandemisë, duke e survejuar edhe pranë banesës, por nuk ka arritur dot ta zbatojë planin. Për ekzekutimin e Ndocit, ai më tha se do përdorte motorrin e një shoku të tij që ndodhej në burg. Me këtë motorr do të kryente vrasje".

Por teksa Hoxha thotë se Besmir Haxhia kishte nisur të fliste dhe se Dumani i ka thënë se e sheh si kërcënim, për Dorjan Shkozën sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, "partneri" i tij në vrasje kishte konstatuar se e përndiqte dhe transmetonte informacione.

"Dumani më tha se Shkoza nuk po e linte të qetë. Kishte konstatuar që e ndiqte dhe e vëzhgonte, madje i bënte foto edhe shtëpisë dhe dyshonte se ia çonte grupit të Talo Çelës. Në këtë mënyrë, mendonte se duhej të vepronte i pari".

Vetë Nuredin Dumani rrëfente se për vrasjen e Altin Ndocit, Klevis Alla, i është vetëofruar, pasi Ndoci disa kohë më parë e kishte rrahur për një borxh 3 mijë euro.

"Doja që Klevisi ta takonte vazhdimisht Altin Ndocin, pasi kjo më interesonte që ta mbaja në mbikqyrje, duke ja dhënë borxhin gradualisht. Dhe Klevisi për këtë gjë, ra dakord që të më vinte në dijeni për lëvizjet e Ndocit” .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco