Raportohet për të shtëna armësh në Zveçan

Raportohet për të shtëna armësh në Zveçan

13:48, 26/05/2023
A+ Aa A-

Mediat serbe kanë vazhduar të raportojnë mbi situatën në veri, konkretisht në Zveçan, atje ku raportohet se ka pasur edhe të shtëna armësh.

Siç raporton RTS serb, ka pasur përplasje mes policisë dhe atyre që kanë bllokuar hyrjen e komunës, 

Pas të shtënave, disa qytetarë kanë filluar të largohen prej aty, derisa në pamjet e publikuara dëgjohen edhe bërtima.

Nga Policia e Kosovës ende s’ka ndonjë konfirmim për këtë rast. Pak më herët, policia tha se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco