SYRI TV/ Mori 570 mijë euro përmes mashtrimit, arrest me burg për Derajn

13:44, 26/05/2023
A+ Aa A-

Milena Deraj, e cila ra në prangat e policisë dy ditë më parë është njohur me masën e sigurisë, ku gjykata vendosi lënien e saj në burg. Deraj u arrestua me akuzën se ka mashtruar disa persona se do t’i ndihmonte në çështje gjyqësore apo të merrnin bono thesari në Bankën e Shqipërisë. Para gjykatës, ajo kërkoi mbrojtjen e familjes, pasi sipas saj janë 4 banda që e kërcënojnë.

Nga SYRI TV

Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për Milena Deraj, e arrestuar për mashtrim në vlerë qindra-mijëra euro. Prokuroria ka  dokumentuar të paktën 2 raste ku ish-ekonomistja e Bankës së Shqipërisë ka marrë shumën totale 570 mijë euro.

Ajo përfundoi  në pranga pas kallëzimit të mikes saj, Elira Shyti, e cila i kishte dhënë një shumë parash në kohë dhe vlera të ndryshme dhe i premtonte se gjatë kësaj kohe do t’i investonte në bono thesari që kapnin vlerën e 225 mijë euro.

Dy transaksione 40 dhe 20 mijë euro ishin bërë përmes një banke të nivelit të dytë, ndërsa pjesën tjetër dorazi. Kjo shumë parash pretendon kallëzuesja, nuk i është kthyer kurrë dhe në asnjë formë.

Kjo e fundit është ankuar te bashkëshorti i Derajt, Genc Llakaj që punon në kryeministri, teksa ai ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni.

Një skemë të ngjashme Deraj ka përdorur edhe ndaj familjes Verracaku nga Shkodra, prezantim të cilin mes tyre e kishte mundësuar Elira Shyti, me argumentin se mund t'i ndihmonte në procesin gjyqësor në të cilin po zvarriteshin prej disa kohësh.

Familja Verracaku e ka pranuar Derajn si person "me ndikim" dhe kanë rënë dakord duke i dhënë Derajt para herë pas here me vlerë totale 340 mijë euro.

Por pavarësisht kësaj, në çështjen gjyqësore nuk kishte asnjë përparim që prisnin pavarësisht premtimit dhe nisën t’i kërkojnë sqarime Derajt, por kjo e fundit gjente pretekste të ndryshme, ç'ka ngriti edhe dyshime. Milena Deraj ra vetë në rrjetën e drejtësisë, pasi kallëzoi Abedin Ferracakun me pretendimin se e kërcënonte në rrjetet sociale. Por thellimi i hetimeve dhe kallëzimi i mikeshës saj, zbardhi dinamikën dhe skemën e mashtrimit.

Syri TV ka zbardhet dhe dëshminë e Milena Derajt para gjykatës ku ajo pranon se ka marrë paratë për të mbyllur çështjen e dënimeve të përjetshme, ku kërkon dhe mbrojtjen e familjareve. 

"Jam kërcënuar me pistoletë në kokë, me datë nga 12 maj. Jam dërguar me makinë nga rruga e ambasadave - në Shkodër. Më kanë bërë video me pistoletë te koka, me pretendimin se nuk kam mbaruar punë, duke më kërkuar dyfishin e shumës. Ju lutem më mbroni familjen, burrin dhe fëmijën. 4 banda na kërcënojnë me jetë. I kam marrë paratë,  por do t’i ktheja’’

Nga ana tjetër, tre anëtarë të familjes Verracaku janë shpallur në kërkim për vetëgjyqësi. Deraj u tha anëtarëve të familjes Verracaku  se avokati u ka thënë se me provat që ka prokuroria, të akuzuarit, anëtarë të familjes, mund të lirohen nga burgu, por nëse japin 340 mijë euro i shpëtonte nga burgimi i përjetshëm, me kërkesën për gjykim të shkurtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco