EMRI/ 9 të arrestuar për kultivim kanabisi, ne pranga kryeplaku i fshatit Cudh ne Krujë

EMRI/ 9 të arrestuar për kultivim kanabisi, ne pranga kryeplaku i fshatit Cudh ne Krujë

12:27, 25/05/2023
A+ Aa A-

Një operacion antidrogë nga policia e Shtetit me urdhër të SPAK është akoma në vijim. Sipas burimeve policore janë ekzekutuar të paktën 13 urdhër arreste për kultivim të bimëve narkotike në disa zona.

Bëhet fjalë për zona periferike të Tiranës, fushe Krujë, Krujë dhe Durrës. Operacioni është në vijim.

Ndërkohë që burimet thonë për Syri tv, se bëhet fjalë për një operacion i cili ka nisur që ditën e djeshme ne disa zona. Deri me tani janë arrestuar 9 persona nga 13 urdhër arreste të cilat janë lëshuar.

Mësohet gjithashtu se janë zhvilluar 3 vite hetim nga Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me SPAK që u finalizuan me lëshimin e 13 urdhër arresteve.

Operacioni antikanabis u finalizua ditën e sotme, duke u shtrirë në Tiranë, Durrës, Krujë e Kamzë. Një nga të arrestuarit është edhe kryeplaku i fshatit Cudh në Malësinë e Krujës. Skënder Velja u vu në pranga për shpërdorim detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco