Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Shpërndante drogë në lokalet e natës, arrestohet 28 vjeçari në Vlorë

Shpërndante drogë në lokalet e natës, arrestohet 28 vjeçari në Vlorë

11:11, 25/05/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 28 vjeçar në Vlorë pasi akuzohet se shpërndante kokainë dhe kanabis kryesisht në lokalet e natës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 6”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. 

Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në lokalet e natës, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.      

Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, gati për shitje, dhe 1 aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 6”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:   

-R. S., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, doza me lëndë të dyshuar narkotike  kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i shpërndante dozat e kokainës dhe të kanabisit, në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës. 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco