Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Mbi 12 kg heroinë në gomën rezervë, arrestohet shqiptari dhe një 27 vjeçare greke në Selanik

FOTO/ Mbi 12 kg heroinë në gomën rezervë, arrestohet shqiptari dhe një 27 vjeçare greke në Selanik

10:50, 25/05/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë greke ka rënë një 33 vjeçar shqiptar bashkë me një 27 vjeçare greke pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Çifti është pikasur duke drejtuar një makinë, të cilën policia e ka ndaluar për kontroll edhe në rrugën me pagesë të Malgarit.

Sipas raportimeve të mediave greke, fillimisht, 27 vjeçares iu gjet hashash, ndërsa gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit u konstatua se në bagazhin e tij ishin fshehur 12 e 200 gramë heroinë, të paketuara në 25 pako të fshehura me kujdes brenda gomës rezervë.

Gjithashtu mediat raportojnë se shqiptari ishte drejtues i një organizate kriminale për shpërndarjen e lëndëve narkotike në vendin fqinj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco