Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Humb jetën një shtetase amerikane në Shkodër

Humb jetën një shtetase amerikane në Shkodër

21:28, 24/05/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku sipas njoftimit të policisë një shtetase amerikane e moshës 36-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një hostel.

Sipas dyshimeve të para mendohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mbidozës së ilaçeve.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen "Tre Heronjtë", në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco