Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Zbardhet misteri i vdekjes së Sibora Gegani, rrëfehet autori: E kam vrarë 9 vite më parë, trupit i hodha acid

Zbardhet misteri i vdekjes së Sibora Gegani, rrëfehet autori: E kam vrarë 9 vite më parë, trupit i hodha acid

18:36, 24/05/2023
A+ Aa A-

Marco Romeo, shtetasi italian i arrestuar për vdekjen e ish-partneres së tij, Paula, në Malaga të Spanjës, ka rrëfyer se ka murosur ish të dashurën e tij shqiptare Sibora Gagani, e cila u zhduk në vitin 2014.

Sipas mediave të huaja, vrasësi i dyshuar i Paulës sapo kishte refuzuar të dëshmonte në Polici, por kur pa foton e Sibora Gaganit , në ambientet e policisë, pranoi se e kishte vrarë.

Deklaratat i bëri spontanisht, pa praninë e avokatit të tij, por më vonë kur i shkoi pranë avokati mbrojtës, u tërhoq nga rrëfimi i tij. Pas rrëfimi, policia ka kontrolluar banesën e tij, por trupi i të resë shqiptare ende nuk është gjetur.

Ai ka pohuar se trupin e ka shpërbërë me acid dhe se e ka murosur.

Romeo u arrestua nga Policia Kombëtare pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolinos, disa orë pasi trupi i pajetë i Paulës u gjet me disa plagë me thikë. Fqinjët sigurojnë se më parë ka pasur një diskutim të fortë mes të dyve.

Sibora Gagani u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014.

Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco