EMRI/ Arrestohet mashtruesja 30-vjeçare, i mori shoqes 230 mijë euro

EMRI/ Arrestohet mashtruesja 30-vjeçare, i mori shoqes 230 mijë euro

12:37, 24/05/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçare nga Tirana, Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, është arrestuar nga policia e kryeqytetit për disa raste mashtrimi duke u marrë para qytetarëve për t’u zgjidhur çështje të ndryshme gjyqësore.

Indicia për arrestimin e saj u mor nga një rast i fundit, kur 30-vjeçarja u kishte marrë shuma të mëdha parash në mënyrë të përsëritur babait dhe 2 djemve të tij nga Shkodra; A. V., Sh. V. dhe H. V.

Ajo u kishte premtuar atyre se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale  të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021. Për shkak të mashtrimeve dhe moszgjidhjes së çështjes pavarësisht marrjes së parave, babai dhe 2 djemtë e kishin kanosur me vetëgjyqësi 30-vjeçaren Milena Deraj për kthimin e parave. Shuma nuk është bërë e ditur nga policia.

Ndërkohë, në kuadër të këtyre veprimeve, hetuesit zbuluan gjithashtu një tjetër rast mashtrimi të 30-vjeçares, e cila gjatë një viti i ka marrë në total rreth 230.000 euro një shtetaseje, mikesha e saj, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco