Përmbytjet në Itali/ Çoçka: Frika ekziston akoma! Disa zona janë të bllokuara! Pritet ndihmë nga qeveria

16:38, 23/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, banorja shqiptare në Itali Sudjela Çoçka ka folur për situatën dramatike nga përmbytjet në Emilia Romagna.

Çoçka u shpreh se situata është diçka më ndryshe në këto momente por frika ekziston akoma te banorët.

Duke rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar gjatë përmbytjeve, Çoçka u shpreh se ka disa zona periferike të Çezenës që janë të bllokuara.

Sipas saj, Faenca është e përmbytur totalisht, rrezikohet Ravena dhe janë vende që janë afër Çezenës.

Për sa i përket ndërhyrjes së shtetit, Çoçka u shpreh se është bërë një punë e paparë sepse rrugët po pastrohen në një kohë rekord dhe mendohet të jepet ndihmë nga qeveria.

Çoçka: Situata është diçka më ndryshe. Ka akoma shtëpi të përmbytura, frikë por akoma është alarmi për rrëshqitje dheu. Nesër është dhënë alarmi për kohë të keqe por nuk besoj të ketë këto lloj gjërash që ndodhën. Shpresojmë që jo.

Zona ku ne jemi, një periferi e Çezenës, u përmbysën garazhdet por uji nuk arriti brenda në shtëpi. Qëndra është e pamundur të arrihej, ishte një nga vendet e prekura goxha rëndë. Edhe pse alarmi u dha që të hënën, frika kur shihje që uji afrohej ishte shumë e madhe edhe pse rrinim në kat të dytë.

Ka rrëshqitje dheu, ka periferi të bllokuara dhe njerëzit janë evakuuar me helikopter sepse nuk mund të arrihej me makina dhe nuk ka as drita as gaz as ujë. Një pjesë e trenave nuk punojnë nga pjesa e Ravenës sepse ka pasur rrëshqitje dherash. Faenca është e përmbytur totalisht, rrezikohet Ravena dhe janë vende që janë afër Çezenës.

Tani duhet të heqësh të gjithë dheun që është brenda, baltën ujin dhe janë me mijëra gjëra të hedhura poshtë nëpër rrugë. Të vjen keq të dalësh sepse është e pamundur të dalësh dhe të shikosh.

Ka pasur shumë të rinj që kanë ndihmuar.

Me shqiptarët që kam arritur të flas nuk kanë pasur probleme. Prindërit janë të bllokuar në disa vende por probleme të rënda mes shqiptarëve nuk ka pasur.

Flitet që do japi një ndihmë prefekti i zonës që jemi këtu. Ai ka qënë prezent me popullin dhe ka dalë në rrugë me popullin për të ndihmuar. Është bërë një punë e paparë sepse rrugët po pastrohen në një kohë rekord dhe mendohet të jepet ndihmë nga qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco