SYRI TV/ Vrasja e Arjan Gosës, dëshmon babai i viktimës: E kishim mbyllur atë histori

15:10, 23/05/2023
A+ Aa A-

Pas dy ditësh babai i Arjan Gosës i vrarë për hakmarrje ka dhënë dëshminë e tij të parë para oficerëve të policisë gjyqësore. Teksa ka parë djalin ti vritet para syve, 80 vjecari ka deklaruar se nuk e priste një ngjarje të tillë pasi konflikti me familjen Rexha ishte mbyllur që pas vrasjes së 2-fishtë. Po në një linjë është edhe babai i autorit të krimit, i cili është shprehur i tronditur pasi djali i tij nuk kishte shfaqur shenja të hakmarrjes. Ndërkohë policia po tenton te negociojë për dorëzimin e Rexhës.

SYRI TV

Pas disa tentativash nga ana e efektivëve të policisë së Kavajës, babai i Arjan Gosës ka dhënë një deklaratë të shkurtër, përpara oficerëve të policisë gjyqësore. Ai ka rrëfyer se nuk ka pasur konflike me familjen Rexha që prej vrasjes se se dy fishtë të 29 marsit.

Ne e kishim mbyllur atë histori, e kishim diskutuar të gjithë dhe nuk do e vazhdonim më. Ja lamë në dorë drejtësisë. Kështu morëm fjalë edhe për familjen tjetër. Prandaj në vazhduam jetën dhe nuk ruheshim. Nuk kemi folur me asnjë pjesëtar të familjes Rexha.

Ndërkohë pak pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim të Habib Rexhëes, policia ka zbarkuar në banesën e tij. Të  afërmve të cilët kanë dhënë dëshmitë përpara policisë gjyqësore, mes tyre është shoqëruar dhe marrë në pyetje dhe babai I autorit, Habib Rexha. Ky i fundit ka deklaruat se ngjatja i ka tronditur dhe nuk e prisnin. Ndër të tjera ka shtuar se e kishin konsideruar të mbyllur këtë histori.

Nuk na e merrte mendja të ndodhte diçka e tille. Ne kishim folur, nuk u morëm më me atë histori. Nuk ma merrte mendja të ndodhte kështu. Te djali nuk kam parë asgjë të dyshimtë. Ne kishim folur e kishim mbyllur atë histori. Jam i tronditur.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së dielës në lagjen nr 1 në Kavajë, ku Habib Rexha ekzekutori me një plumb Arjan Gosën. Pista e hetimit ishte hakmarrje për shkak të ngjarjes së 29 marsi të këtij viti. Ku dy 43-vjeçarët pas disa konflikteve dhe ngacmimeve të vazhdueshme, kishin lën takim për tu sjaruar por vranë njëri-tjetrin. Ndëkrohë autori I ngjarjes Habib  Rexha vijon ende të jetë në arrati I armatosur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco