Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Vrasja e Arjan Gosës, Gazetari: Policia ishte në dijeni, duhet të ishte organizuar

17:07, 22/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari i Syri TY Elkier Bushkolaj duke komentuar ngjarjen e Kajavës ku mbeti viktimë nga një plumb në kokë 49 vjeçari Arjan Gosa thotë se këto raste kanë një emërues të përbashkët i cili  është shthurja e forcave të rendit.

I ftuar në edicionin e pasdites me Megi Fagun në Syri TV, Bushkolaj shprehet se lumturia e shqiptarëve zgjati pak pas zgjedhjeve dhe Shqipëria u kthye në origjinë, në vrasje e krime të cilat fatkeqësisht sfidojnë kohën më të madhe televizive dhe masat për ta parandaluar këtë nuk janë në lartësinë e duhur.

“Puna për parandalimin e kësaj ngjarjeje për shkak të specifikave që ka gjakmarrje është pak e vështirë për tu parandaluar por mund të ishte bërë një punë  e mirë pas ngjarjes pasi për një distancë rruge ai është larguar në këmbë. Nëse postblloqet e policisë mund të kishin qënë më të organizuara në rrugët hyrëse dhe dalëse të Kavajës.

Është një ngjarje që në na bënë ta drejtojmë gishtin nga institucionet që kanë për detyrë rendin dhe siguria. Mesa duket lumturia  e shqiptarëve zgjati pak pas fushatës elektorale dhe për fat të keq po rikthehemi në identitet me këto ngjarje. Ne jemi mësuar të përballemi shpesh me këto ngjarje madje janë aq të shpeshta sa zhvillimiet e kronikës e konkurojnë denjësisht politikën për nga koha televizive që marrin. Duhet të kemi parasysh që të gjitha këto ngjarje kanë të tjera emërues të përbashkët jo vetëm shthurjen e forcave të rendit dhe degradimin e forcave të rendit sa i përket aseteve njerëzore por edhe aseteve materiale për të gjitha problemet që sot po sfidojnë Shqipërinë por është injektimi  i parate të krimit në ekonomi dhe problemet e tjera që lidhen zinxhir. Pra është e pamundur që ne këtë ngjarje dhe këto fenomene t’i shohim të shkëputura nga njëra tjetra pasi po flasim prej vitesh kemi një seri ngjarjesh që po tronditin vendin thuajse çdo muaj dhe reagimi për fat të keq nuk është në lartasin e duhur për të parandaluar këto ngjarje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco