Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Të riut nga Mali i Zi i sekuestrohen mbi 12 mijë franga zvicerane në aeroportin e Rinasit

FOTO/ Të riut nga Mali i Zi i sekuestrohen mbi 12 mijë franga zvicerane në aeroportin e Rinasit

16:35, 22/05/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar nga Mali i Zi është proceduar penalisht nga komisariati i aeroportit të Rinasit. 

A.T ka tentuar të kalojë në Rinas me 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro të padeklaruara.  

Paratë ai i kishte të fshehura në trup dhe çantën e dorës.  

Policia ka bërë sekuestrimin e parave, ndërsa ndaj 30-vjeçarit malazez, me banim në Zvicër, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për akuzën e mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë. 

Njoftimi i policisë
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin malazez A. T. 

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.  

Në përfundim të veprimeve, shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. T., 30 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco