Autobusi përplaset me automjetin në Fier, 1 i plagosur

Autobusi përplaset me automjetin në Fier, 1 i plagosur

15:24, 22/05/2023
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident të shënuar të hënë në aksi rrugor Fier-Patos.

Policia tha se automjeti tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin K. L., 21 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin tip “Skoda”, shtetasja I. L., 20 vjeçe, banuese në Librazhd, e cila pas kontrollit mjekësor, u largua për në banesë.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco