Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

SYRI TV/ Vdekja e Jani Rustemit pas arrestimit, familja në protestë për drejtësi

14:15, 22/05/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit Jani Rustemi, i cili u ndje keq në ambientet e paraburgimit ku ishte dërguar për vjedhjen e një tapeti. Prej dy javësh, Rustemi ndodhej në ambientet e QSUT-së në gjendje kome.

Nga SYRI TV

Familja Rustemi pretendon se i riu u dhunua në burg dhe ka  paralajmëruar se do të protestojnë në orën 15:30 te Ministria e Drejtësisë, madje kunati Lulzim Mehmeti ka thënë në një lidhje telefonike me SYRI TV se do të kenë në këtë protestë edhe trupin e të ndjerit.

Dyshimet janë se Rustemit i është dhënë një dozë më e lartë metadoni sesa i duhej, pasi i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco