Durrës: Po kërkonte të shoqen për ta vrarë, e kap Policia bashkë me automatikun

Durrës: Po kërkonte të shoqen për ta vrarë, e kap Policia bashkë me automatikun

10:36, 20/05/2023
A+ Aa A-

Një burrë 40-vjeçar, Lulëzim Haxhiu, që po kërkonte nëpër fshatin Shkallnuer bashkëshorten e tij për ta vrarë, pasi ajo ishte larguar prej dhunës së tij bashkë me fëmijët, u arrestua nga Policia dhe iu gjet edhe automatiku, një ndërhyrje kjo në kohën e duhur për të ndaluar krimin.

Komisariati i Policisë së Durrësit njoftoi se falë inteligjencës informative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në fshatin Shkallnur dhe dyshohet se do kryente krim në familje, menjëherë është organizuar për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e shtetasit që qarkullonte me armë zjarri.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë u bë arrestimi i L. H., 40 vjeç, banor i këtij fshati.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, gjetën një automatik PMSH me karikator me municion luftarak.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte larguar prej disa ditësh nga banesa, sepse bashkëshortja e tij ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit, që prej datës 4 maj 2023, për shkak të dhunës së ushtruar nga ky shtetas.

Dyshohet se 40-vjeçari po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë, e cila ishte larguar nga banesa, së bashku me fëmijët. Ndërhyrja në kohë e Policisë për kapjen e tij parandaloi ngjarjen e rëndë kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco