Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

EMRI/ Përndoqi prej muajsh 4 vajza të mitura, arrestohet 35 vjeçari në Shkodër

EMRI/ Përndoqi prej muajsh 4 vajza të mitura, arrestohet 35 vjeçari në Shkodër

13:16, 19/05/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 35 vjeçar në Shkodër pasi akuzohet se ka përndjekur 4 shtetase të mitura.

Sipas burimeve për SYRI-n, 35 vjeçari Elson Zaganjori i përndiqte prej disa muajsh 4 të miturat, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme

Njoftimi/ DVP Shkodër

Përndoqi 4 shtetase të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tremujore, vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej disa muajsh, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim verifikimin e plotë të këtyre kallëzimeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përndjekja”, ndaj të miturve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco