Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sherr mes shqiptarëve në burgun grek, plagoset 39 vjeçari

Sherr mes shqiptarëve në burgun grek, plagoset 39 vjeçari

21:38, 18/05/2023
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin në burgun e Malandrinos në Greqi. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 39 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga autoritetet vendase.

Shqiptari  është dërguar i gjakosur rreth orës 12 të së dielës në spitalin e Amfisës dhe është jashtë jashtë rrezikut për jetën.

Si autor i plagosjes është identifikuar një bashkatdhetar 30-vjeçar. Autori ashtu edhe i plagosuri vuajnë dënime për krime të rënda.

Shkaqet e ngjarjes janë duke u hetuar ndërsa ndaj 30-vjeçarit është ngritur një tjetër dosje për plagosje dhe posedim të thikës në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco