Qeveria britanike paguan të burgosurit shqiptarë që të largohen nga shteti i tyre

Qeveria britanike paguan të burgosurit shqiptarë që të largohen nga shteti i tyre

09:45, 17/05/2023
A+ Aa A-

Qeveria britanike i ka ofruar para disa të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar për t’u larguar prej atje.

Britania e Madhe po i paguan ata deri në 1 mijë e 500 funte për depërtim në Shqipëri, ku tashmë edhe fluturimet për një gjë të tillë janë rritur, pas marrëveshjes mes dy vendeve dhjetorin e kaluar për të frenuar dhe penguar migrimin e paligjshëm.

BBC foli me dhjetëra njerëz në disa prej këtyre fluturimeve dhe zbuloi se shumica vinin nga burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Një burrë rreth 30-vjeçar, i ka thënë BBC-së se atij iu ofruan 1 mijë e 500 funte për t’u kthyer në shtëpi, sipas një programi të veçantë të quajtur Skema e Kthimit të Lehtësuar.

“Oficeri i emigracionit erdhi të na takojë. Ata ju pyesin nëse doni të ktheheni [në Shqipëri] apo të qëndroni në MB. Ata shpjeguan se nëse ktheheni, ju heqin një vit nga dënimi”, tha ai, shkruan BBC.

Një dokument i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thotë qartë se skema është “një stimul financiar” që u ofrohet të burgosurve të huaj “me kusht që ata të bashkëpunojnë me dëbimin dhe të heqin dorë nga e drejta e tyre për të apeluar kundër tij”.

Ai tha se ishte zgjedhje e tij për t’u kthyer në vendlindje.

“Askush nuk më detyroi, ata më thanë se ti vendos nëse do të shkosh apo do të qëndrosh”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco