Gazetarja e 'Piranjave' shpëton 18-vjeçaren nga përndjekja e të riut në Gjirokastër

Gazetarja e 'Piranjave' shpëton 18-vjeçaren nga përndjekja e të riut në Gjirokastër

15:38, 16/05/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Gjirokastrës ka rënë një 27-vjeçar pasi akuzohet se përndiqte prej kohësh një 18-vjeçare.

Vajza është paraqitur në komisariat bashkë me një gazetare të emisionit investigativ "Piranjat" të cilat kanë kallëzuar të riun. 

18-vjeçarja ka deklaruar se përndiqej në mënyrë të vazhdueshme nga F.M prej një priudhe 2-vjeçare. 

Materialet në ngarkim të shtetasit F. M. i kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë/ Gjirokastër

Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, vihet në pranga 27-vjeçari. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në këtë Komisariat, është paraqitur bashkë me një gazetare të emisionit investigativ “Piranjat”, një shtetase 18 vjeçe, e cila ka kallëzuar se 27-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore 2-vjeçare.   

Materialet në ngarkim të shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

Policia falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton që të denoncojnë në strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe ligjor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco