Vdekja e adoleshentit në Gramsh/ Mori goditje fatale me thikë në zemër nga bashkëmoshatari

Vdekja e adoleshentit në Gramsh/ Mori goditje fatale me thikë në zemër nga bashkëmoshatari

14:35, 16/05/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin në shkollën 9-vjeçare ‘Asllan Shahini’ ku humbi jetën nxënësi Fatjon Bici pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Burime për median bëjnë me dije se një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku pas sherrit ka mbetur viktimë adoleshenti.

Mësohet se Fatjon Bici ka marrë goditje në gjoks dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Ndërsa i plagosuri është 15-vjeçari Marko Liçi. 

Sipas mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco