I vuri flakën ‘Benz-it’ në Sarandë, policia punon për identifikimin dhe kapjen e autorit

I vuri flakën ‘Benz-it’ në Sarandë, policia punon për identifikimin dhe kapjen e autorit

12:47, 16/05/2023
A+ Aa A-

Në orët e para të ditës së djeshme, 15.05.2023 një automjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.M u përfshi nga flakët në Sarandë.

Policia e Sarandës ka referuar materialet në Prokurorinë e Vlorës, për veprën penale “ Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për indentifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në orët e para të datës 15.05.2023, në oborrin e banesës së shtetasit A. M. është përfshirë nga flakët një automjet “Benz”, në pronësi të këtij shtetasi.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco