Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

EMRI/ Zyrtarja e Ramës ushtron presion mbi votuesit/ Përplasje fizike në një qendër votimi në Durrës

EMRI/ Zyrtarja e Ramës ushtron presion mbi votuesit/ Përplasje fizike në një qendër votimi në Durrës

11:15, 14/05/2023
A+ Aa A-

Pak pasi nënkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, denoncoi se zyrtarët e PS po ushtrojnë presion ndaj votuesve, u regjistrua një përplasje fizike mes kampeve politike në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit. Bëhet fjalë për qendrën e votimit në shkollën ‘Neim Babameto’.

Burime pranë policisë bënë me dije se përplasja ka qenë mes mbështetësve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe ata të Partisë Socialiste.

Sipas opozitës, anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit.

Po ashtu mësohet se simpatizantët e ‘BF’, nuk lejojnë që persona pjesë e administratës të hyjnë në shkollë, me pretendimin se ushtojnë presion për votuesit.

Ndërkohë, policia ka zbaruar në shkollë, ndërsa ka larguar prej aty votuesit.

Mësohet se Davida Ndoj, kryetare e njëssis administrative, ka hyrë brenda shkollës, kur nuk lejohet diçka e tillë, e shoqëruar me militante të tjerë të PS.

Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjnë mbështetësit e ‘BF’, duke sjellë përplasje fizike mes palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco