Kolonjë, goditet me grusht në fytyrë, kandidati i PS Erion Isai, arrestohet 33-vjeçari

Kolonjë, goditet me grusht në fytyrë, kandidati i PS Erion Isai, arrestohet 33-vjeçari

08:50, 14/05/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, njëherësh kandidat i PS-së për një mandat të dytë në këtë bashki, është goditur me grusht në fytyrë nga një person në aksin rrugor Korçë- Ersekë.

Dhunuesi, bashkë me një person tjetër kanë tentuar t’i presin rrugën me makinën e tyre, automjetit me të cilin po udhëtonte Isai dhe situata ka agravuar deri në konfrontim fizik.

Policia e Shtetit njoftoi se e ka arrestuar dhunuesin, një 33-vjeçar me iniciale E.K. nga fshati Qinam i Kolonjës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “Komisariati i Policisë së Kolonjës ka arrestuar E. K., 33 vjeç, për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës" si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", për shtetasin Xh. K., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Qinam, Kolonjë.

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Korçë-Ersekë", në afërsi të fshatit Qinam, shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin tip "Ford", i ka prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte kryetari i bashkisë Kolonjë, shtetasi E. I., njëkohësisht dhe kandidat i PS-së për zgjedhjet vendore) dhe më pas kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi E. K., i cili e ka goditur me grusht në fytyrë, kryetarin e bashkisë Kolonjë.  

Të gjitha veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në drejtimin e Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco