Akuza të inskenuara, lihet në burg edhe miku i Fredi Belerit

Akuza të inskenuara, lihet në burg edhe miku i Fredi Belerit

20:25, 13/05/2023
A+ Aa A-

Pas Fredi Belerit, edhe miku i tij, Pandeli Kakoveshi u la në masën e arrestit në burg, nën akuzën e blerjes së votave. 

Arrestimi i dyshimtë i tyre nga policia, u konsiderua i ligjshëm nga prokuroria dhe gjykata e Vlorës. 

Gjyqi ndaj dy të akuzuarve u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mori pjesë dhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Gjatë seancës mësohet se Beleri mohoi akuzën. Ai theksoi se në lokalin e tij ndodhej së bashku me të afërmit dhe se lekët nuk i kishte për të blerë vota.

Ndërkohë dosjen ndaj tyre, gjykata ia kaloi për hetim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Vendimin e gjykatës avokati mbrojtës i Belerit e quajti si të nxitur politikisht. Sipas avokatit, procesi zgjedhor nuk do të cenohet dhe zgjedhjet do të vijojnë normalisht ditën e nesërme.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës u sulmua publikisht përgjatë 1 jave me radhë nga kryeministri Edi Rama, i cili ndaj tij lëshoi kërcënime, por edhe sharje e fyerje.

Ndërsa pas arrestimit nga policia, Rama, në takimet përmbyllëse të fushatës së 14 Majit një ditë më parë, nuk e përmendi më Belerin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco