Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ 'Na jep kartën ose të shembim shtëpinë', drejtori i PS në Bulqizë kërcënon të moshuarën

19:25, 13/05/2023
A+ Aa A-

Presione, shantazhe dhe makinacione nga më të ndryshmet për të shantazhuar qytetarët një ditë para votimeve. 

Drejtorët e PS janë shpërndarë në terren dhe në mënyrë agresive kërkojnë vota. 

Denoncimet ditën e sotme, zyrtarisht në heshtje zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor, kanë qenë nga më të ndryshmet. 

I fundit vjen nga Bulqiza. 

E moshuara Gjyle Krosi akuzon Klodian Reçin, drejtor i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë se i ka marrë kartën e identitetit dhe ka kërcënuar me shembjen e shtëpisë nëse nuk voton. 

"Ma kanë marrë kartën. Kur të vish te votat do të jap lek, më tha. Quhet Klodi, djali i Bilbil Reçit. I thashë që karta më duhet, por kur të vish te votat do të ta jap, tha. Ma shembin këtë (shtëpinë)", thotë e moshuara në video. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco