Turistet vdiqën në Valbonë/ Shefi i komisariatit të Tropojës: Terreni i vështirë, po punojmë për t’i nxjerrë trupat

Turistet vdiqën në Valbonë/ Shefi i komisariatit të Tropojës: Terreni i vështirë, po punojmë për t’i nxjerrë trupat

20:39, 09/05/2023
A+ Aa A-

Dy turiste, një belge dhe një franceze u rrëzuan në terrenin e thepisur në Valbonë dhe për pasojë humbën jetën. Policia e Tropojës, bashkë me atë kufitare të Kukësit prej disa orësh po punojnë  për të nxjerrë trupat e turisteve nga gremina, ndërsa terreni i thepisur krijon vështirësi ekstra.

Shefi i Komisariatit të Tropojës, Asnllan Zhivanaj, tha për ABC News se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, ndërkohë shtoi se ekipet alpine të FNSH-së Shkodër dhe grupe të tjera nga Kosova po shkojnë në ndihmë, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të dy turisteve.

“Ka disa orë që shërbimet e Tropojës, në bashkëpunim me policinë Kufitare të Kukësit jemi këtej në vendin e quajtur Qafa e Valbonës. Dy turistet e huaja duke eksploruar zonën janë rrëzuar dhe kanë rënë në greminë dhe kanë humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë nisur me ekipin mjekësor, dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupave, të një shtetase belge dhe një shtetase franceze, janë nisur shërbime të tjera nga skuadra e alpine e FNSH Shkodër, dhe kanë ardhur në ndihmë ekipe të Kosovës nga Mitrovica”, tha ai.

Ai u shpreh se kushtet atmosferike e vështirësojnë nxjerrjen e turisteve nga gremina ku kanë rënë.

“Po mundohemi me të gjitha mundësitë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes për nxjerrjen e trupave nga gremina ku kanë rënë. Ka mjegull dhe dëborë. S’ka valë telefonike dhe moti është shumë i rënduar”, tha ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco