Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Sekuestrohen 100 kg kokainë në Greqi, droga mbërriti me konteiner në Portin e Selanikut

Sekuestrohen 100 kg kokainë në Greqi, droga mbërriti me konteiner në Portin e Selanikut

11:17, 09/05/2023
A+ Aa A-

Një sasi e madhe kokaine u sekuestrua nga policia greke gjatë një aksioni anti-drogë. 100 kg kokainë ishin trafikuar përmes një konteineri të nisur nga vendet e Amerikës Latine dhe mbërriti në Portin e Selanikut.

Policia greke kishte informacion për këtë ngarkesë droge dhe vendosi të mbante nën monitorim konteinerin për të parë pritësit që do të merrnin kokainën.

Në port shkuan 7 persona me 2 makina për të marrë kokainën nga konteineri. Në këtë moment, agjentët e policisë ndërhynë duke bërë dhe arrestimin në flagrancë të 7 personave.

Këta të fundit kishin marrë 2 makina me qira për të shkuar dhe për të marrë ngarkesën e drogës nga konteineri i mbërritur nga vendet e Amerikës Latine.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti edhe 70 mijë Euro cash.  /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco